Hazard drejt “Real Madrid”, lodinezët në sulm për zëvendësuesin

TIRANË, 24 prill/ATSH/- Teksa afrohet fundi i sezonit futbollistik dhe çelja e dritares së transferimeve, zërat për një transferim të Eden Hazard nga “Chelsea” te “Real Madrid” janë gjithnjë e më të shumta.

Sipas një shkrimit të publikuar nga spanjollët e “AS” të mërkurën, rezulton se, Hazard është shumë pranë madrilenëve dhe kjo ka shtyrë skuadrën e drejtuar nga tekniku Enrico Sari të nis sondazhet për të gjetur zëvendësuesin. Sipas artikullit në fjalë Hazard, pritet ti kushtojë “Los Blancos” rreth 100 milionë euro. Para të cilat do të shpenzohen nga drejtuesit e “Chelseat” për të ndërtuar një skuadër konkurruese sezonin e ardhshëm.

“Chelsea”, sipas “AS” është hedhur në sulm për yllin e Ligue 1, Nicolas Pepe. Nicolas Pepe luan për skuadrën e “Lille” dhe kushton 70-80 milionë euro. Por çmimi mund të rritet, pasi ndaj tij kanë shfaqur interes dhe “Interi”, “PSG” dhe “Arsenal”. 23-vjeçari vlerësohet si mjaft premtues dhe “Chelsea” duhet të veprojë sa më shpejt për të mbyllur marrëveshjen me skuadrën franceze për të mos pasur fryrje të çmimit të lojtarit nga konkurrenca e lartë. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.