HAPËSIRË – Kinezi i parë në Hënë gjatë 10 viteve të ardhshme

PEKIN, 24 prill /ATSH-AFP/ – Kina do të dërgojë në 10 vitet e ardhshme misionin e parë me astronautë në Hënë, njoftoi sot zyrtari i lartë i programeve hapësinore kineze, ndërsa SHBA-ja synon një rikthim në Hënë që nga viti 2024.

‘’Kina ka ambicie të ndërtojë një stacioni të kërkimit shkencor në rajonet afër Polit Jugor të Hënës dhe të realizojë misione në Hënë me astronautë në 10 vitet e ardhshme’’, deklaroi drejtori i Administratës Kombëtare të Hapësirës, Zhang Kejian.

Njoftimi i Zhang bëhet publik ndërsa vendi shënoi në fillim të vitit fluturimin e një sonde në anën e errët të Hënës./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.