GJERMANI – ”Daimler” ndërpret donacionet për partitë politike

BERLIN 24 prill /ATSH-DPA/ – Gjatë vitit 2019 kompania gjermane e prodhimit të makinave ”Daimler” nuk do të bëjë donacione për partitë politike gjermane.

Kompania e makinave, zakonisht shumë bujarë në kontributin e saj drejt financimit të partive dhe formacioneve politike të opozitës, këtë vit ka vendosur të financojë vetëm projektet e trajnimit, promovimit kulturor dhe shkencor, restaurimit dhe kulturës, çka ka bërë që të ngjallë një reagim të ashpër te partitë politike.

“Daimler’ nuk jepte shumë fonde, rreth 10 000 euro në vit. Problemi nuk është tek shkalla e dhurimit, por te parimi. Kompania po ndërpret financimin e aktiviteteve të organeve të ndërmjetme të shtetit dhe kjo nuk është një shenjë e mirë”, thotë Thomas Bauer, arkëtar i CSU-së bavareze.

“Një shtet ku partitë politike jetojnë vetëm me financime publike është paradhoma e një shteti social”, shton ai në një intervistë me ”Die Welt”, ku shpreh frikën se edhe kompanitë e tjera të vogla dhe të mëdha mund të ndjekin shembullin e ”Daimler”.

“Demokracia nuk mund të jetojë pa parti dhe kujdesi për demokracinë është një detyrë qytetare, sidomos për një kompani e madhe si ‘Daimler’. Duke mos financuar biznesin e partive, ai dobëson demokracinë në Gjermani’’, shtoi Bauer./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.