FUTBOLL – Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Premier ligës

LONDËR, 24 prill /ATSH-AA/ – Në përballjen e djeshme mes “Uatford” dhe “Sauthempton” është shënuar goli më i shpejtë në historinë e Premier ligës.

Shane Long nxori në avantazh “Sauthemptonin” vetëm pas shtatë sekondave.

Lojtarët e “Uatfordit” filluan të parët nga qendra, por Long me një reagim të shpejtë arriti të bllokojë përpjekjen e lojtarit kundërshtar dhe me një parabolë të mahnitshme arriti të kapë në befasi portierin.

Nga fillimi i ndeshjes, e deri në shënimin e golit kaluan saktësisht 7 sekonda e 69 të qindtat.

Rekordi i deritashëm i golit më të shpejtë në historinë e kampionatit anglez ishte goli i Ledley King 9,82 sekonda.

“Uatford” dhe “Sauthempton” u takuan në ndeshjen e ditës 31-të të Premier ligës që përfundoi me rezultatin 1-1. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.