FUTBOLL – Fituesi i FA Kupës feston pa shampanjë

LONDËR, 24 prill /ATSH-AA/ – Shampanja është larguar tërësisht nga festimi i titullit në futbollin anglez. Në të ardhmen fituesve të FA kupës nuk do t’u shërbehen shishe me shampanjë për të festuar në stadiumin “Wembley”..

Në vend të kësaj, Federata Angleze e Futbollit (FA) ka vendosur të siguroj imitime të shampanjës pa alkool në të gjitha garat e saj.

“E bëmë këtë për të siguruar se ne jemi sa më gjithëpërfshirës për lojtarët dhe komunitetet për të cilët përdorimi i alkoolit mund të jetë i palejueshëm, si dhe për të gjithë lojtarët nën 18 vjeç”, njofton FA.

Premier liga angleze më parë ka ndaluar të shpërndaj shampanjë për lojtarët më të mirë në ndeshje, sepse ka ardhur deri te situata kur lojtarët mysliman kanë refuzuar shpërblimet, sepse nuk kanë dashur të reklamojnë alkoolin.

Finalja e FA Kupës së këtij viti, gara më të vjetër e futbollit në botë e cila filloi në vitin 1871, do të luhet mes “Mançester Sitit” dhe “Uatfordit” më 18 maj në stadiumin “Wembley”. /G.S/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.