AUTOMJETE – “Ford” rrit përpjekjet për të hyrë në tregun e makinave elektrike

UASHINGTON, 24 prill /ATSH-AFP/ – Gjiganti amerikan i automjeteve, “Ford”, ka investuar 500 milionë dollarë tek “Rivian”, duke u mbështetur në aftësinë e kësaj kompanie të re të specializuar në krijimin e makinave elektrike për të prodhuar sa më shpejt të jetë e mundur një model të ri krejtësisht elektrik.

Kjo aleancë e shpallur sot, një ditë pas publikimit të rezultateve tremujore të “Ford”, vjen në kuadrin e planit të investimeve prej 11 miliardë dollarësh të filluar vitin e kaluar nga gjiganti amerikan për të hyrë në tregun e automjeteve elektrike. Një treg në rritje të fuqishme.

Gjiganti amerikan synon që këtë mjet të ri që do të dalë nga ky bashkëpunim duke mbajtur logon “Ford” ta fusë në treg sa më shpjet të jetë e mundur. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.