NJU-JORK – Plani i paqes izraelito-palestinez i Trump do të publikohet pas ramazanit

NJU-JORK, 23 prill /ATSH-AFP/ – Plani i paqes i premtuar nga presidenti amerikan Donald Trump me shpresën që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes izraelitëve dhe palestinezëve do të bëhet i ditur pas ramazanit, që përfundon më 4 qershor, njoftoi sot dhëndri dhe këshilltari i presidentit amerikan, Jared Kushner.

“Do të presim deri në përfundim të ramazanit dhe më pas do të publikojmë planin tonë”, tha ai gjatë një konference të organizuar nga revista “Time” në Nju-Jork. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.