Goli rekord i Mbappe ndaj Monaco-s

TIRANË, 23 prill /ATSH/ – Kylian Mbappe shënoi tre gola në fitoren ndaj “Monaco”, e cila siguroi edhe matematikisht titullin kampion të Ligue 1 për gjigantët e “Parce des Princes”.

Njëri nga golat e talentit 20-vjeçar ishte mahnitës, sepse u finalizua pas një kundërsulmi rrufe dhe një sprinti nga mesi i fushës, një distancë prej 50 metrash.

Pas ndeshjes, televizioni francez mbikëqyri aksionin në fjalë dhe përllogariti shpejtësinë prej 38 km/orë të talentit francez, diçka e çmendur. Nëse do e krahasojmë me Sane, një nga lojtarët më të shpejtë të Premier Leagues, ai shpejtësinë maksimale që ka regjistruar është 35.48 km/orë, rekord i vendosur në sezonin e kaluar.

Ndërkohë shifrat e Mbappe-së janë të denja për ta konsideruar si “njeriu i erës”. Usain Bolt, kampionin e shumëfishtë të atletikës në garat e shpejtësisë, kur vendosi rekordin botëror të tij, 100 metra për 9.58 sekonda kishte arritur shpejtësinë maksimale 44.72 km/orë, ndërkohë që shpejtësia e tij mesatare në vrapime është 37.58 km/orë, një shifër më e ulët se goli i djeshëm i Kilian Mbappe.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.