FUTBOLL – Shuhet Billy McNeill, legjenda e Sëlltikut

LONDËR, 23 prill /ATSH-AFP/ – Skocezi Billy McNeill, ish-kapiteni i Sëlltikut, fitues i Kupës së Europës të klubeve kampione në 1967 vdiq në moshën 79-vjeçare, njoftoi sot familja e tij.

‘’Me trishtim të thellë ju njoftojmë vdekjen e babait tonë, Billy McNeill”, shkruajnë fëmijët e ish-mbrojtësit të qendrës, i cili gjatë gjithë karrierës së tij luajti me Sëlltikun, ku mbajti edhe postin e trajnerit më vonë.

Ai vuante nga demenca prej disa vitesh dhe e përballoi me kurajo deri në fund të jetës.

McNeill iu bashkua Sëlltikut në 1957 në moshën 17 vjeç dhe luajti 822 ndeshje me ”Hoops”-at në 18 sezone.

Ai u përzgjodh 29 herë të luante me skuadrën e Skocisë.

Lojtar dhe më pas trajner, McNeill fitoi në total 31 trofe gjatë karrierës së tij me Sëlltikun, përfshirë C1 1967, trofeu i parë i një klubi britanik./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.