FUTBOLL – PAOK kampion pas 3 dekadave

ATHINË, 23 prill /ATSH-AA/ – Klubi nga qyteti i Selanikut, PAOK, u shpall të dielën kampion i sezonit 2018-2019 në Super Ligën Greke, pas një pushimi prej 34 vitesh.

PAOK në javën e 29-të të ligës në stadiumin “Toumba” në Selanik e priti “Levadiakos”.

Ndeshja përfundoi me rezultat 5-0 në epërsi për klubin PAOK, i cili me 77 pikë arriti të fitojë kampionatin e tretë në historinë e tij, një javë para përfundimit të sezonit, para rivalëve të “Olimpiakos”.

Klubi nga Selaniku pas kampionateve të sezoneve 1975-1976 dhe 1984-1985, 34 vite më pas arriti të kryesojë renditjen në ligën greke. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.