Braçe-Bashës: Tirana plot me turistë, nuk ka vend për ty

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Zv.kryeministri Erion Braçe tha sot se është e pavend sjellja e opozitës që sulmon dhe dëmton njerëzit, ndërkohë që Tirana është plot me turistë. Ai solli si shembull një ditë të zakonshme në kryeqytet ku në Bulevard, mes selisë së qeverisë dhe Kuvendit, ndodheshin tre grupe të mëdha turistësh.

“Do dhunosh sërish ti or qyq?!Nuk ka vend! Tirana është plot, nuk ka vend për ty”, tha Braçe.

Ai apeloi kryetarin e Partisë Demokratike duke theksuar “lëre Tiranën të jetojë”.

“Boll e sulmove! Boll i dëmtove njerëzit! Boll e sulmove ekonominë e tyre! Ti i ke bërë paratë e tua, hëm si hollandez e hëm si pushtetar! Abuzove sa deshe, u pasurove, u hetove, bëre çmos dhe gjykimin ndalove! Këtë sistem kemi!”, tha zv.kryeministri Braçe.

“Tani boll kundër njerëzve të zakonshëm, ekonomisë së tyre, thjesht, sepse ke tmerr nga rënia e sistemit! Mos iu prek ekonominë or qyq! Tutori yt e bëri dhe u përvëlua! Zini mend një herë të vetme!”, tha Braçe./j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.