Volejboll për femra – “Partizani” mposht “Mirditën” dhe shkon në finale

TIRANË, 21 prill/ATSH/- “Partizani” është finalistja e parë e kampionatit të volejbollit për femra. Skuadra e kuqe ka eliminuar “Mirditën” në ndeshjen e tretë finale, ku u mbyll me pesë sete.

Skuadra kryeqytetas fitoi setin e parë me shifrat 25-21, ndërsa në të dytin “Mirdita” i kaloi në pikë me rezultatin 19-25. Në setin e tretë, Partizani e përmbys sërish ndeshjen duke fituar me shifrat 27-25. “Mirdita” ia bëri më të vështirë kualifikimin në finale duke fituar setin e katërt me rezultatin 20-25. Në të pestin, vajzat e “Partizanit” mbyllën çështjen e finalistet duke fituar me shifrat 15-6. Ndërkohë, finalistja tjetër do të vendoset në sfidën e tretë midis “Tiranës” dhe “Barleti Volley”, pasi vajzat bardheblu fituan takimin e dytë me sete 3-2.

a.fortuzi/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.