UKRAINË – Komediani Zelensky fiton zgjedhjet presidenciale

omediani Volodymyr Zelensky fitoi rreth 70% të votave në balotazhin presidencial, sipas rezultateve të para, ndërkohë që presidenti në largim, Petro Poroshenko e njohu humbjen në zgjedhje.

Zelensky e ka paraqitur veten si një alternativë të një establishmenti politik që do të luftojë korrupsionin galopant.

“Ne arritëm fitoren të gjithë së bashku. Të gjithë qytetarë të vendeve ish-sovjetike, na shihni ne! Çdo gjë është e mundur”, deklaroi Zelensky pas njoftimit të rezultateve./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.