TIRANË/ OSHEE vijon punën për rikthimin e energjisë elektrike në Qesarakë

TIRANË, 21 prill/ATSH-Megi Zonja/ Grupet e punës së OSHEE, po punojnë me intensitet në zonën e Qesarakës në Tiranë, që të furnizojnë sa me shpejt energji elektrike të gjithë abonentët.

Deri në këto momente ju është dhënë energji 75 kabinave, ndërsa 5 prej tyre janë pa energji elektrike.

OSHEE shpjegon se “veçojmë faktin se, kryesisht e gjithë zona është me kabina private, të instaluara në bodrumet e pallateve. Vonesat vijnë nga mosprezenca e administratorëve të pallateve sepse sot është ditë pushimi dhe feste. Gjithashtu kabinat private nuk janë të mirëmbajtura dhe hasim vështirësi në manovrime”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.