Nadal eliminohet nga turneu i “Montecarlos”

TIRANË, 21 prill/ATSH/- Fabio Fognini ka surprizuar sërish, duke eliminuar nga turneu i “Montecarlos” tenistin Rafael Nadal.

Tenisti italian kaloi në finalen e turneut, pasi mori një fitore fantastike në gjysmëfinale. Fognini mposhti “ikonën” e kësaj disipline, Rafael Nadal, me rezultatin 6-4, 6-2. Turneu zhvillohet në fushë me dhe

“Një fitore e madhe. Jam shumë i lumtur. Ka pasur shumë erë, por unë jam i kënaqur që e munda Nadalin këtu para familjes sime, miqve të mi.  Tani unë duhet të pushoj dhe të përgatitem për këtë finale që do të jetë e vështirë dhe më e rëndësishmja në karrierën e tij “përfundoi Fognini. Në finalen e madhe, italiani do të sfidojë Dusan Lajovicin, i cili eliminoi Lorenzo Sonego.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.