MV – Pjesëmarrje e ulët në zgjedhjet presidenciale

SHKUP, 21 prill /ATSH-AA-MIA/ – U mbyllën sot në orën 19:00 qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku u vërejt një pjesëmarrje e ulët nga ana e qytetarëve.

Sipas konferencës së fundit për media të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:30 ishte 37,71%.

KSHZ theksoi se procesi zgjedhor është zhvilluar pa pengesa serioze dhe në mënyrë të rregullt.

Nga numërimi deri tani i votave, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga koalicioni qeveritar (LSDM, BDI, Alternativa dhe 28 parti tjera), ka marrë 41,77% të votave, Gordana Siljanovska-Davkova e mbështetur nga partia opozitare VMRO-DPMNE dhe koalicioni, ka marrë 38,69% të votave dhe Blerim Reka, i mbështetur nga partitë opozitare të bllokut shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa ka marrë 15,65% të votave.

Balotazhi presidencial do të zhvillohet më 5 maj nëse asnjë nga kandidatët nuk merr më shumë se 50 plus 1 të votave./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.