Korça, destinacioni i preferuar i vizitorëve

TIRANË, 21 prill/ATSH-Megi Zonja/  Qyteti i Korçës këtë prag festash, është kthyer në një nga destinacionet e preferuar për mijëra vizitorë.

Ky qytet ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, sidomos pas përfundimit të një sërë investimesh, ku vlen të përmendim rikonstruksionin e Pazarit të Vjetër, Parkun e këtij qyteti, si dhe Pedonalen.

“Korçarë e vizitorë të shumtë i japin jetë qytetit më të bukur në Shqipëri”, shprehet kreu i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, duke treguar edhe disa fotot nga sheshet e qytetit të cilat janë të tejmbushura nga vizitorët e shumtë.

Serenatat korçare, atmosfera e ngrohtë, gatimet tradicionale, janë disa nga arsyet që qyteti juglindor është shndërruar në destinacionin perfekt për të kaluar fundjavat dhe festat e ndryshme.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.