FUTBOLL – Manchester United rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

TIRANË, 21 prill/ATSH/- Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, “Manchester United” është mundur edhe në Premier Ligën angleze me rezultatin e thellë 4-0 nga ekipi i “Everton”,  falë golave të Richarlison (13′), Sigurdsson (28′), Digne (56′) dhe Walcott (64′).

Kjo humbje tepër e rëndë mund t’i  kushtojë tepër “United” që pas largimit të Murinhos nga stoli dhe nën urdhrat e Solskjaer kishte ecuri pozitive, por humbja ndaj “Barcelonës” në “Ligën e Kampionëve”, duke mbyllur aventurën europiane, si dhe humbja ndaj “Everton” ka kompromentuar sezonin e djajve të kuq, që tashmë rrezikojnë dhe kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League. “United” mban vendin e gjashtë në renditje me 64 pikë, dy më pak se “Arsenal”-i i vendit të katërt, që do të luajë sot në shtëpi kundër “Crystal Palace” në orën (17:00).

a.fortuzi/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.