FUTBOLL – Lojtari i Kombëtares Shqiptare drejt Serisë A

TIRANË, 21 prill/ATSH-Arbi Fortuzi/- Kastriot Dermaku, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit është i kërkuar nga skuadrat e Serisë A të futbollit.

Dermaku luan në pozicionin e mbrojtësit të qendrës dhe ka ngjallur interesin e skuadrave italiane të Serisë A. Rezultatet pozitive të arritura me ekipin e “Cosenzas”, në Seria B, ku është titullar absolut, ka bërë që klube të Seria A të hedhin shikimin drejt shqiptarit.

27-vjeçari ka zgjuar interesin e “Bolognas” dhe “Torinos”, skuadra të cilat po vëzhgojnë gjendjen e Dermakut dhe janë gati të nisin tratativat. Bolonjezët janë më të avantazhuar dhe duket se do ta marrin me parametra zero shqiptarin. 27-vjeçari bëri debutimin e tij me Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen ndaj Skocisë, ku ekipi ynë humbi me rezultatin 0-4, takim i vlefshëm për UEFA Nations League.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.