Fitimi i titullit kampion, Ronaldo: Ky është vetëm fillimi

TIRANË, 21 prill/ATSH/- “Juventusi” siguroi të shtunën pasdite, duke fituar sfidën ndaj “Fiorentinës” në “Allians Stadium” të Torinos, titullin kampion të Italisë për të tetin vit radhazi dhe të 35-in në histori.

Bardhezinjtë e siguruan titullin kampion 6 javë para përfundimit të kampionatit falë diferencës prej mbi 18 pikësh të siguruar nga “Napoli” ndjekës.

Ronaldo duke folur për mediet, lidhur me këtë sukses ka nënvizuar se do qëndrojë te “Juventusi”. “Ky është vetëm fillimi. Me 1000% jam këtu edhe sezonin tjetër. Jam i lumtur që arritëm të fitonim titullin kampionë të Italisë. I pari në karrierën time në Seria A. Kam një rekord personal, që në vitin e parë në Itali, kam fituar Superkupën dhe Kampionatin”, tha Ronaldo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.