Zgjedhjet vendore, hyjnë në garë edhe 9 parti nga radhët e opozitës

TIRANE, 20 prill/ATSH/- 9 parti të reja nga radhët e opozitës do t’i bashkohen garës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Siç bën të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e së martes pritet të regjistrohen 9 parti të reja: Partia e Reformave Demokratike Shqiptare, Demokracia Sociale, Partia Zgjidhja, Pajtimit Kombëtar, Social-Punëtore, Partia Ligj dhe Drejtësi, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Kuq e Zi si dhe Partia Lista e Barabartë.

Po ditën e martë, KQZ bën të ditur se do të japë mandatin e deputetit edhe për tre kandidatë nga listat e PD-së

Formularin e vetëdeklarimit e kanë dorëzuar kandidati Artur Rroshi nga lista shumemërore e Partisë Demokratike në Tiranë, kandidati Nikolin Staka nga lista shumemërore e Partisë Demokratike Shkodër dhe kandidati Zef Shtjefni nga lista shumemërore e Partisë Demokratike Shkodër. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.