Stafi i Ambasadës së SHBA-së dhuron gjak

TIRANE, 20 prill/ATSH/- Në bashkëpunim me Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, sektori i shëndetit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë organizoi fushatën e 13-të vjetore të dhurimit të gjakut, ku u mblodhën 25 njësi gjaku.

Këto njësi kanë mundësinë për të shpëtuar deri në 75 jetë njerëzish.

Gjaku i mbledhur do të mbështesë nevojat e fëmijëve me talasemi, njerëzve që humbasin gjak gjatë operacioneve, lindjes apo traumave. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.