SPORT – Futbollistët bojkotojnë rrjetet sociale për të luftuar kundër racizmit

LONDËR, 20 prill /ATSH-AFP/ – ”Mjaft është mjaft”. Për të luftuar racizmin i cili po fiton terren në stadiume dhe rrjetet sociale në Britaninë e Madhe, lojëtarëve të Premier Ligës dhe Vendeve të Uellsit iu kërkua të bojkotonin ditën e premte rrjetet sociale, hapi i parë i një fushatë që kërkon të nxisë platformat për të patur një rregjullore më të rreptë në këtë fushë.

Sindikata e lojëtarëve profesionistë të futbollit të Anglisë dhe të vendeve të Uellsit (PFA) i bëri thirrje lojëtarëve të bojkotonin të premten rrjetet sociale. Nisma e quajtur #Enough (#Majft) nisi rreth orës 08:00 GMT dhe do të zgjasë 24 orë. Faza e parë në një fushatë më të gjerë për të luftuar kundër racizmit në futboll.

”Ky bojkot është një shenjë e unitetit nga ana e lojëtarëve dhe një apel për rrjetet sociale dhe autoritetet e futbollit për të ndërmarrë masa më të ashpra në përgjigje të ofendimeve raciste, si në fushën e blertë ashtu dhe jashtë saj’’, shkruan PFA.

Bojkoti nuk shënjestron vetëm ata që përdorin platformat për të artikuluar ofendime raciste, por edhe vetë rrjetet sociale dhe autoritetet e futbollit në mënyrë që ato të reagojnë në përputhje me rrethanat./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.