SOFT NEWS – Një foshnje lind dy muaj pas binjakut të saj!

ROMË, 19 prill /ATSH-AFP/ – Në fillim erdhi në jetë 24 dhjetorin e kaluar nga një nënë italiane Alessandro dhe më pas, më 22 shkurt, Andrea.

”Një ngjarje e pazakontë për lindjen e binjakëve”, pohon për median një drejtuese e maternitetit në veri të Italisë, aty ku u regjistruan edhe dy lindjet.

Nëna 40-vjeçare u shtrua në mënyrë urgjente në spital në dhjetor të 2018 dhe më pas erdhi në jetë Alessandro në javën e 24-t të nënës, foshnja premature me peshë 800 gramë.

Në sajë të stafit mjekësor, placenta është ruajtur e paprekur dhe binjaku tjetër ka mundur të vazhdojë të rritet në barkun e nënës.

Historia, shumë e komplikuar nga pikëpamja mjekësore, pati një ecuri të kënaqshme, kur 60 ditë më vonë erdhi në jetë Andrea me peshë normale 3 kilogramë në javën e 33-të të shtatzënisë së nënës.

‘’E gjithë familja gëzon shëndet të mirë dhe do të largohet nga spitali për disa ditë’’, sqaroi drejtuesja e ‘’Fondacionit për Fëmijën dhe Nënën’’ e qytetit të Monzas (pranë Milanos), që menaxhon maternitetin. Kjo është hera e parë që shohim një rast të tillë, shtoi ajo./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.