Sindikata e Arsimit në Shkodër: Zhvendosja e DAR në Lezhë, vendim politik

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Kryetari i sindikatës së arsimit në Shkodër, Arjan Peraj, reagoi sot pas vendimit  për transferimin e drejtorisë arsimore rajonale nga Shkodra në Lezhë.

“Shkodra meriton të jetë qendra e arsimit shqiptar. Shkodra ka 1140 mësues. Nxënësit janë në mazhorancë në Shkodër në krahasim me ata të Lezhës. Ky është një vendim politik”, theksoi Perraj.

Peraj paralajmëroi dhe protesta të mësuesve për shkak se nuk janë shpërndarë shtesat e pagave të cilat janë premtuar.

“Në ditët në vijim do të vijojmë protestat. Kemi shtesën e pagës që na e premtuan dhe s’na u dha. Sa më shpejt të veprojmë aq më mirë për ne”, tha ai./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.