Rezonanca e re magnetike në QSUT, 674 ekzaminime në dy muaj

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Me rezonancën magnetike, aparaturën e teknologjisë më të fundit për ekzaminimin në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT në dy muaj janë ekzaminuar 674 pacientë.

Një pajisje që përfaqëson të sotmen dhe të ardhmen e teknologjisë, e kanë cilësuar mjekët e këtij spitali, e cila shërben jo vetëm për diagnostikimin dhe më pas trajtimin e sëmundjeve, por edhe për kërkime shkencore.

“Nëpërmjet sistemit të referimit në sistemin ambulator, shërbimi i imazherisë aksesohet lehtësisht për çdo qytetar pa pagesë. Rezonanca moderne në QSUT ka rritur cilësinë e ekzaminimeve, duke ndihmuar në trajtimin më të mirë të pacientëve. Edhe një hap përpara drejt shërbimit shëndetësor që meritojnë qytetarët”, shprehet Ministria e Shëndetësisë.

Rezonanca 3T është e vetmja në spitalet publike dhe jopublike në vend.

Doktor Arben Rroji shprehet se “montimi i rezonancës magnetike 3T,i vetmi aparat unik i këtyre parametrave, që është në territorin shqiptar ka bërë të mundur rritjen e cilësisë së ekzaminimeve diagnostike, që rrisin saktësinë, si në përcaktimin e natyrës së tumoreve kryesisht të sferës neokirurgjikale, gjithashtu edhe ne diagnostikimin dhe saktësimin e diagnozave neurologjike.

Doktor Eugen Enesi, mjek neuroradiolog në QSUT tha se “programet e kësaj rezonance na lejon që ne të bëjmë atë që quhet rezonanca e komplet trupit, ku ekzaminimi i trupit të njeriut pa përdorur rrezatimin jonizues”.

Një paciente thotë se është hera e parë që kam ardhur nëpërmjet sistemit të referimit.

Ndërsa një tjetër paciente thotë se “unë e kam bërë para një jave”. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.