Pastrohet kanali i Nanukës në Vlorë

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Bashkia e Vlorës dhe Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime po i kushtojnë një rëndësi të veçantë pastrimeve të kanaleve për të mundësuar zgjidhjen e problematikave që mund të hasen në kohë me reshje shiu.

Në këtë kuadër po vijon me ritme të larta puna për pastrimin e një prej kanaleve kryesore siç është ai i Naunkës.

Drejtori i Ujësjellës Kanalizmeve në Vlorë, Dorian Xhelili, tha për ATSH-në se “puna për pastrimin e kanalit të Naunkës ka qenë me intenistet të lartë dhe përfundon javën që vjen”.

Sipas tij, gjithçka është në vazhdim të punës së mirë për të pasur kanalizime sa më të pastra.

Kreu i ujësjellësit Xhelili i drejton edhe një apel qytetarëve që të jenë më bashkëpunues dhe të mos hedhin mbeturina.

“I bëj apel qytetarëve të jenë më bashkëpunes”-, tha Xhelili.

Ai bëri të ditur se “deri tani është realizuar pastrimi i pjesës më të madhe ndërsa pritet që gjithçka të përfundojë javën e ardhshme”.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve dhe bashkia e Vlorës po bëjnë një punë të madhe për pastrimin e kanaleve. /k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.