Kompozimet e Memli Kelmendit, në ansamblin francez “Sottovoce Ensemble”.

TIRANË, 20 prill /ATSH/ – Dy kompozime të Memli Kelmendit ”Agnus Dei” dhe ”Silentium Est Pax” do interpretohen për të dytën herë në Francë, më datë 28 prill nga ansambli ”Sottovoce Ensemble”.

Veprat janë edhe pjesë e disqeve të ansamblit francez “Sottovoce Ensemble”.

“Rikujtoj që të dy veprat e mia tashmë janë pjesë e repertorit dhe tashmë janë po ashtu të publikuara në CD-të e këtij ansambli në Francë, vepra ”Silentium Est Pax”, i dedikohet këtij ansambli vokal që njihet për interpretimin e veprave muzikore që nga periudha e Barokut gjerë tek muzika bashkëkohore”, shprehet Kelmendi.

Kelmendi numëron një repertor të pasur sa i përket kompozimit të veprave, ku shumë prej tyre janë luajtur në vende të ndryshme të botës. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.