I ndërtuar në vitet ’50, transformohet tuneli i Shkopetit

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Tuneli i Shkopetit në aksin Burrel-Milot, është transformuar pas ndërhyrjes në Autoritetit Rrugor Shqiptar, për përmirësimin e sigurisë rrugore në këtë tunel.

I ndërtuar në vitet ’50-të ky tunel paraqiste probleme për lëvizjen e përdoruesve të rrugës.

Në sajë të garantimit të sigurisë maksimale për udhëtarët në të gjithë akset e vendit, ARRSH ndërhyri në tunelin e Shkopetit dhe pjesën tjetër të aksit.

Në kuadër të këtij investimi u vendosën rreth 70 ml barriera metalike mbrojtëse në të dyja hyrjet e tunelit.

Po ashtu masat përfshinë edhe vendosjen e sinjalistikës dhe reflektorëve brenda tunelit, vijëzimin në hyrjet dhe brenda në tunel si dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme në të dyja anët e rrugës.

Ky tunel u ndërtua në vitet ’50, ku në atë kohë rruga ishte rrëzë shkëmbit, pak metra larg digës aktuale të hidrocentralit të Shkopetit. Nga kjo rrugë shfaqet një panoramë mjaft e bukur e natyrës së vendit tonë./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.