Haradinaj: Të vendosim gurin e kufirit në Qakorr e Kullë me Malin e Zi

PRISHTINE, 20 prill/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e konsideroi të rëndësishme krijimin e një komisioni të përbashkët, Kosovë- Mali i Zi për të vendosur pikat kufitare, ndërsa mohoi faktin se nuk është Qakorri dhe Kulla.

Gjatë akademisë përkujtimore për dëshmorët e brigadës 136-Rugova, Haradinaj tha se  komisioni i Kosovës nuk guxon të vendos gurin pa e respektuar atë që ka votuar parlamenti i tij me mbi 80 vota.

Haradinaj paralajmëroi se nëse komisioni i përbashkët nuk pajtohet për ta vendosur pikën kufitare në Qakorr e Kullë, atëherë kjo çështje do të përfundojë në gjykatë.

Ai shtoi se kush nuk e tregon këtë të drejt po bën hile. “Nëse nuk merremi vesh që duhet t’i vendosim gurin në Qakorr e Kullë me Malin e Zi, atëherë përfundojmë në gjykatë”.

Haradinaj shtoi se nuk po punon për AAK-në  për vota por për fëmijët e Kosovës. ./KosovaPress/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.