GJERMANI – Ministri i Brendshëm: Ekstremi i djathtë, shqetësimi më i madh

VJENË, 20 prill /ATSH-DPA/ – Ekstremistët e ekstremit të djathtë janë aktualisht një shqetësim më i madh për ministrin gjerman, Horst Seehofer se sa ekstremi i majtë apo ekstremistët islamikë, sipas atij në një intervistë për një të përditshme zvicerane.

“Ata janë të gjithë të rrezikshëm”, theksoi ai për “Neue Zuercher Zeitung” duke shtuar se autoritetet gjermane kanë zbuluar dhe parandaluar dhjetëra sulme të planifikuara nga ekstremistët vitin e kaluar.

“Por ekstremizmi i djathtë është shqetësimi im më i madh për momentin”, deklaroi politikan konservator. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.