FOTO/ Vullnetarizmi, kontribut për një shoqëri më të shëndetshme

TIRANË, 20 prill /ATSH/ – Të rinjtë vullnetarë në vendin tonë po i bashkohen çdo herë e më shumë nismave për sensibilizimin e shoqërisë për një mjedis të pastër, pasi një mjedis i pastër do të thotë më shumë turizëm dhe më shumë zhvillim ekonomik për vendin.

Grupe vullnetarësh si nga shoqëria civile po ashtu dhe nga grupmosha të reja po vijojnë aksionet e pastrimit të bregdetit dhe zonave të mbrojtura për të mirëpritur turistët në sezonin e ri në një Shqipëri të pastër dhe ambientaliste.

Në kuadër të punës vullnetare, deputeti i Partisë Socialiste Ditmir Bushati shprehet se, ”nuk ka çmim që paguan kontributin e vullnetarëve. Në Ditën Ndërkombëtare të Njohjes së Vullnetarizmit shpreh mirënjohjen për ata që kontribuojnë për komunitetin pa u motivuar nga përfitimi financiar. Le ta bëjmë vullnetarizmin pjesë të jetës sonë, pasi në këtë mënyrë kontribuojmë për cilësinë e jetës në komunitet dhe për një shoqëri më të shëndetshme”. /a.a/ /a.g/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.