FOTO/ “Udha e Kryqit” kremtohet nga besimtarët katolikë në Shkodër

TIRANË, 20 prill/ATSH/ -Me rastin e Festës së Pashkëve, Kisha Katolike në Shkodër, kremtoi të Premten e Madhe, apo siç njihet ndryshe “Udha e Kryqit”.

“Udha e Kryqit” vjen me 14 ndalesa dhe në secilën prej tyre besimtaret bëjnë lutje dhe përkujtojnë mundimet e Krishtit, simbol i dashurisë Hyjnore dhe padrejtësisë njerëzore.

Me këtë rrugëtim shpirtëror, besimtarët katolikë të Shkodrës kremtuan “Udhën e Kryqit”.

Duke medituar misterin e dhimbjes e të vdekjes, besimtarët të udhëhequr nga Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra, me lutje kryen 14 ndalesat e mundimshme.

Të shtunën në mbrëmje besimtarët e Krishterë kremtojnë meshën e vigjiljes së Pashkëve, që simbolizon triumfin e jetës mbi vdekjen. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.