Festa e Pashkëve, Ruçi uron besimtarët katolikë

TIRANË, 20 prill/ATSH/- Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi sot besimtarët katolikë për festën e Pashkës.

“Pashkët e sivjetme vijnë pas bekimit të Papa Françeskut të 19 nëntorit. Shqipëria është në zanafillën e Krishtërimit dhe qytetërimit europian”, u shpreh Ruçi.

Kreu i Kuvendit theksoi se “Pashkët janë meditim për secilin të bëjë sakrificën e tij dhe për për tu bashkuar me njeri-tjetrin dhe Europën”./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.