Autostrada “Arben Xhaferi”, një kryevepër për qytetarët e Kosovës

PRISHTINE, 20 prill/ATSH/- Autostrada “Arbër Xhaferi” është një kryevepër për qytetarët e Kosovës, deklaroi sot Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kreu i Shtetit ka vizituar sot punimet në autostradën Arbër Xhaferi”, ku deklaroi se edhe pak ditë na ndajnë nga përurimi i kësaj autostrade.

“Një kryevepër tjetër për qytetarët tanë, e filluar në vitin 2014, me urën më të gjatë në rajon dhe me bukurinë e rrallë të bjeshkëve të Sharrit. Kjo është Kosova e re evropiane”, shprehet presidenti Thaçi. /KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.