AUTOMJETE – Ford Mustang, sportivja më e shitur në botë

UASHINGTON, 20 prill /ATSH-ANSA/ – Ford feston 55-vjetorin e modelit “Mustang” që konfirmohet, për të katërtin vit rradhazi, sportivja më e shitur në botë në vitin 2018 me 113 066 ekzemplarë.

Për më tepër, shitjet e “Mustang”, në europë, që nga fillimi i vitit 2019 kanë regjistruar një rritje prej 27%.

Nga Australia në Peru, Mustang është kurorëzuar në nivel botëror, sipas të dhënave të përpunuara në “IHS Markit”, por është gjithashtu një “best seller” në kategërinë e saj në SHBA, ku vitin e kaluar u shitën 75 842 ekzemplarë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.