A mund të mendohen Pashkët pa çokollatë ? Gjermania lider në BE në fushën e prodhimit

BRUKSEL, 20 prill /ATSH-DPA/ – Në të gjithë Bashkimin Europian, pushimet e Pashkëve festohen me një larmi traditash dhe recetash gatimi, por një element është i pazëvendësueshëm që nuk duhet të mungojë në tryezën e festimeve …çokollata.

Kjo gjë nuk vërtetohet vetëm nga recetat e gatimit që shoqërojnë pushimet e Pashkëve apo nga raftet e dyqaneve..statistikat e fundit e konfirmojnë këtë fakt.

Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, EUROSTAT, ndërsa çokollata pëlqehet në të gjithë bllokun, vetëm disa shtete spikasin në fushën e prodhimit.

”Gjermania kryeson garën në mesin e konkurrentëve me 32%, ose 1,3 milion ton çokollatë të bllokut europian, e ndjekur nga Italia me 18% ose 700 000 ton’’, deklaron EUROSTAT, duke iu referuar shifrave të 2017.

Franca dhe Hollanda prodhojnë secila 9%, ose 400 000 ton, ndërsa Britania e Madhe renditet më pas me 7% ose 300 000 ton. Belgjika, Polonia dhe Spanja së bashku kontribuojnë në nivelin e 16%.

Këto tetë shtete anëtare prodhojnë më shumë se 90% të të gjithë sasisë së çokollatës në Bashkimin Europian. Në 2017, i gjithë blloku prodhonte rreth 4,0 milion ton, që përfaqëson rreth 18,3 miliardë euro (21 miliardë dollarë)./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.