SHBA – Trump: Ndërhyrja ruse nuk ndryshoi rezultatin e presidencialeve

UASHINGTON, 19 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016 nuk kishte ndikuar aspak në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Trump me anë të një postimi në Twitter shprehet se i gjithë skenari i hartuar nga rusët që lidhet me zgjedhjet e 2016 u bë në kohën kur Obama ishte president i vendit.

”Ai ishte në dijeni të situatës dhe nuk bëri asgjë”, tha Trump.

‘’Më e rëndësishmja është që e gjitha kjo nuk ndryshoi rezultatin e votimin’’, shtoi ai, disa orë pas publikimit të përfundimeve të hetimit rus, i cili konfirmoi se nuk kishte patur një marrëveshje të fshehtë mes shtabit të tij elektoral dhe Moskës./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.