SHBA – Trump denoncon dëshmitë plotësisht të sajuara në raportin Mueller

UASHINGTON, 19 prill /ATSH-AFP/ – Donald Trump denoncoi sot dëshmitë kryekëput të sajuara në raport, të publikuara një ditë më parë nga prokurori special, Robert Mueller në lidhje me dyshimet për bashkëpunim të fshehtë mes ekipit të fushatës së presidentit amerikan dhe Rusisë në vitin 2016.

‘’Disa pretendime janë ngritur ndaj meje nga disa persona në raportin e Mueller, i shkruar nga 18 demokratë të irrituar me Trump, të cilat janë plotësisht të rreme’’, shprehet në një postim në Twitter Trump.

‘’Disa nga këto pretendime janë në mënyrë absolute jokorrekte’’, pohon presidenti në një postim tjetër./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.