SHBA – Popeo: Uashingtoni vazhdon të kritikojë sjelljen e papranueshme ruse

SHBA, 19 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja do të vazhdojë të kritikojë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe të marrë masa të ashpra kundër aktiviteteve negative të Moskës, deklaroi shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo pas publikimit të raportit mbi hetimin në lidhje me këto ndërhyrje.

“Ne do t’i themi atyre në mënyrë shumë të qartë se kjo është një sjellje e papranueshme”, theksoi ai gjatë një konference për shtyp në Uashington.

“Ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë”, vazhdoi Pompeo. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.