SHBA – Pompeo: Nuk tërhiqem nga bisedimet, pavarësisht kërkesës së Phenianit

UASHINGTON, 19 prill /ATSH-DPA/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo nuk do të tërhiqet nga roli i tij në negociatat me Korenë e Veriut, pavarësisht kërkesës së Phenianit që ai të largohet.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Ne po vazhdojmë të punojmë për të negociuar. Jam ende i ngarkuar me ekipin”, tha Pompeo në Uashington, në një konferencë për shtyp pasi kishte takuar ministrin japonez të Punëve të Jashtme, Taro Kono./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.