SHBA – FB ruante miliona fjalëkalime pa kode të Instagramit

UASHINGTON, 19 prill /ATSH-AFP/ – Facebook njoftoi dje se bëhet fjalë për miliona përdorues të Instagramit, jo vetëm për dhjetëra mijëra të identifikuar fillimisht, të cilët kishin fjalëkimin e tyre të ruajtur në servera të brendshëm në formë jo të koduar.

Kompania mëmë e Instagramit zbuloi më 21 mars se fjalëkalimet e qindra miliona përdoruesve ishin ruajtur në servera të brendshëm në formë jo të koduar, pasi konfirmoi se kishte patur asnjë cënim në aspektin e sigurisë.

Ai sqaroi se shqetësimi ishte zgjidhur dhe raportohet të ketë prekur qindra miliona përdorues të Facebook Lite, një version i web-it për lidhjet e internetit me cilësi të ulët, dhjetëra miliona përdorues të tjerë të Facebook dhe dhjetëra mijëra përdoruesve të Instagramit.

Rrjeti social pas rishikimit të numrit të përdoruesve të prekur nga ky defekt konstatoi se kishte zbuluar fjalëkalime të reja të Instagramit. Sot ne vlerësojmë se problemi ka prekur miliona përdorues të Instagram-it’’, njofton Facebook në një publim të ripërditësuar të bërë më parë në blog në 21 mars.

Grupi, i cili pretendon 2,3 milionë përdorues aktivë në të gjithë globin, konfirmon se nuk është identifikuar asnjë përdorim keqdashës i këtyre fjalëkalimeve./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.