Rrezik për qytetarët, prishet me shpërthim të kontrolluar pallati 5-katësh në Çorovodë

TIRANË, 19 prill/ATSH-Arbi Fortuzi/- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka prishur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt pesëkatësh (pallat) në qytetin e Çorovodës.

Për këtë operacion, IKMT përdori 30 kg lëndë eksplozive të vendosur në 1500 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit. Operacioni përfundoi me sukses sipas parashikimeve të specialistëve, ndërkohë që ka nisur pastrimi i ambientit. Objekti për shkak të amortizimit, paraqiste rrezikshmëri për qytetarët. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.