Policia procedon 110 shtetas në 24 orët e fundit

TIRANË, 19 prill /ATSH-Arbi Fortuzi/ – Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 110 shtetas, nga këta: 16 janë të arrestuar në flagrancë, 82 ndiqen në gjendje të lirë dhe 12 janë ndaluar.

Janë kapur dhe ndaluar 6 shtetas në kërkim, konkretisht: 1 në qarkun Lezhë, i dënuar për veprën penale “Dhunë në familje”, 1 në Shkodër dhe 1 në PKK Durrës, të dënuar për veprën penale “Vjedhje”, 1 në Dibër i dënuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, 2 në SPK Shkodër, 1 i dënuar për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike” dhe 1 i dënuar për “Dhunë në familje”.

Në fushën e “narkotikëve” janë evidentuar 3 raste, konkretisht: 1 rast në qarkun Tiranë dhe 1 në Elbasan, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në qarkun Korçë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e “krimeve ndaj personit” janë evidentuar 8 raste, konkretisht: 4 raste të “Plagosjes së lehtë me dashje”, 1 në qarkun Tiranë dhe 1 në qarkun Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste në qarkun Durrës, me 1 autor të arrestuar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; si dhe 4 raste të “Dëmtimeve të tjera me dashje’’, 1 në qarkun Tiranë, 1 në Durrës dhe 2 në Sarandë, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 10 raste të “Dhunës në familje”, 2 raste në qarkun Tiranë, me 1 autor të ndaluar dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë dhe janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshim të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Në fushën e “vjedhjes së pronës” janë evidentuar 16 raste, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste në qarkun Durrës, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast në Korçë, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 rast në Berat, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 rast në Sarandë, me 2 autorë të ndaluar; 4 raste në Kukës, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lire; 1 rast në Vlorë, me 2 autorë të arrestuar dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Për rastet e tjera, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 11 raste të veprës penale “Ndërtim pa leje”, konkretisht: 2 raste në qarkun Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Korçë, 3 në Berat, 1 në Sarandë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në territorin e Shqipërisë janë evidentuar 11 raste aksidentesh, me 14 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Janë evidentuar 2 drejtues mjeti duke drejtuar mjetin ne gjendje te dehur të cilët janë arrestuar në flagrancë, 1 në qarkun Elbasan dhe 1 në qarkun Sarandë.

Janë evidentuar 3 drejtues mjeti të pa pajisur me leje drejtimi, konkretisht: 1 në qarkun Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë, 1 në Elbasan dhe 1 në Korçë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë. Janë evidentuar 5 raste të “Vjedhjes së energjisë elektrike”, 1 në qarkun Berat, 3 në Shkodër, 1 në Dibër, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e “shkatërrimit të pronës” janë evidentuar 4 raste, konkretisht: 1 në qarkun Durrës dhe 1 në qarkun Berat, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë dhe 2 raste në qarkun Kukës, si pasojë e rënies së zjarrit. Janë evidentuar 5 raste të “kalimit të paligjshëm të kufirit”, ku të gjithë autorët po procedohen në gjendje të lirë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.