PARIS – Mbi 60 000 policë blindojnë Francën për protestën e radhës të jelekverdhëve

PARIS, 19 prill /ATSH-AFP/ – Ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner njoftoi sot mobilizimin e më shumë se 60 000 policëve dhe forcave të xhandarmërisë në Francë për të shtunën e 23-të të protestës së jelekverdhëve.

Shefi i policisë, Didier Lallement konfirmoi nga ana e tij se tubimet e jelekverdhëve në afërsi të Notrë Damit ishin një provokim i pastër.

‘’Mbi 60.000 policë dhe xhandarë do të mobilizohen në të gjithë Francën për të kryer detyrën e tyre. Misioni ynë është siguria e francezëve dhe garantimi i të drejtës për të protestuar pa rrezik’’, bëri të ditur gjatë një konference shtypi Castaner.

Sipas tij, huliganët do të jenë sërish të pranishëm nesër në disa qytete të Francës, në Tuluz, në Montpelie, Bordo dhe në zona të veçanta në Paris.

‘’Objektivi i tyre është i qartë, një skenar i dytë si ai i 16 marsit’’, vijoi ministri referuar veprimit të 20 jelekverdhëve, ku Elizeja u bë shënjestër e dhunës dhe skenave kaotike, që çuan në shkarkimin e shefit të policisë së Parisit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.