Parashikimi i motit, 19 prill 2019

TIRANË, 19 prill/ATSH/ – Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Në mesditë vranësirat do të marrin karakter mesatar. Kjo situatë do të shoqërohet me erë nga veriperëndimi, e cila në brigjet e Adriatikut pasdite do të bëhet e vrullshme deri në 15 m/sek, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 2-3 ballë.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/23 Diell re
Kukës 6/21 Diell re
Lezhë            9/22 Diell re
Dibër 5/19 Diell re
Durrës 9/22 Diell re
Tiranë 8/24 Diell re
Elbasan 6/23 Diell re
Berat 5/24 Diell re
Vlorë 8/23 Diell re
Korcë 3/17 Diell re
Gjirokastër 4/23 Diell re
Sarandë 10/21 Diell re

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.