Ngjarja në Rinas – Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia: Lajmet në medie mbi hetimet, të pavërteta

TIRANË, 19 prill/ATSH/- Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit reaguan sot lidhur me disa publikime në medie ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, duke theksuar se “grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta”.

“Duke përfituar nga ky komunikim me mediet dhe publikun, garantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligjzbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë”, theksohet në deklaratën për shtyp të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit ftuan qytetarët që kanë informacion të bashkëpunojnë.

“Çdo qytetar që ka informacion që beson se ndihmon hetimin, mund të telefonojë falas në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin”, theksohet në deklaratë. /k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.