Ndahet nga jeta baritoni Burhan Spahiu

TIRANË, 19 prill /ATSH/ – Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare baritoni që vishte me zërin e tij të ngrohtë e kumbues personazhet e operistikës botërore e asaj kombëtare Burhan Spahiu.

”Lamtumirë, Zhermonit dhe Figaros së skenës shqiptare. Faleminderit Burhan Spahiu, që me zërin tënd kumbues i dhe dritë shqiptarëve, edhe në ditët kur drita ishte e pakët”, – shprehet ministrja Elva Margariti.

Burhan Spahiu ishte një prej solistëve kryesorë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që i ka dhënë zë dhjetëra karaktereve. Ka interpretuar në vepra si: “Skënderbeu”; “Brigada e grave”; “Përtej mjegullës”; “La Boheme”; “Dhëndri u transferua”; “Mrika”; “Zgjimi “Lulja e Kujtimit”; “Berberi i Seviljes “Goca e Kaçanikut”; “Toka Jonë”; “Carmen”; “La Traviata”; “Borana”; Alfio, “Cavalleria Rusticana”, etj. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.