Mema: Keqardhje për mungesën e tifozëve, na duhen pikët përballë “Kukësit”

TIRANË, 19 prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-  Trajner i “Tiranës”, Ardian Mema, në konferencën për shtyp para ndeshjes me “Kukësin” tha se mungesa e tifozëve do ta zbehë sfidën.

“Keqardhje e madhe që nuk do të jenë tifozët, pasi ata janë lojtari i 12-të. Ata mund të jenë edhe lojtari i parë. Na duhen me çdo kusht tani, janë përkrahje e madhe për ne”, tha Mema.

“Në Durrës na dhanë ndihmë të jashtëzakonshme. Ngoo është gjithashtu i rëndësishëm, ekipi ka besim kur e kam atë në formacion. Edhe stoli na intereson, të gjithë janë të rëndësishëm. Duhet të jemi bashkë, të motivojmë njëri-tjetrit”, shprehet Mema

“Na duhen pikët, jo për gjëra të tjera. Mund të luajmë keq dhe të fitojmë. Nuk flas dot për avantazh, Kukësi ka lojtarë shumë cilësorë. Fusha do ta tregojë se kush do të jetë ekipi me më shumë ekuilibër dhe më i përqendruar. Duhet kujdes, nuk kemi asnjë avantazh”, vijoi Mema. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.