KPK konfirmon në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Korçës

TIRANE, 19 prill/ATSH/ – Drejtuesja e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori është konfirmuar sot në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Trupa gjykuese, e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungo dhe Etleda Çiftja, pasi kreu hetimin administrative për Theodhorin bazuar mbi tre kriteret e rivlerësimit, shpalli sot vendimin duke e konfirmuar në detyrë.

Nga verifikimi pasuror, rezultoi se prokurorja ka kryer deklarim të saktë dhe ka burime të ligjshme për pasurinë e saj.

Sipas vendimit të KPK, Theodhori kaloi me sukses Vetingun pas kontrollit të pasurisë,

aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.